Institucionet dhe organizatat malazeze përdorën 1.8 milioneuro për projekte në kuadër të Programit Transnacional (ADRION), kumtoi drejtoresha e përgjithshme e fondeve evropiane, Ivana Glisheviq Gjuroviq.
Ajo tha se pret rezultate të suksesshme në kuadër të thirrjes së dytë të këtij programi. Ministria e Çështjeve Evropiane, organizoi sot ditën e Informacionit në të cilën u prezantuan temat potenciale dhe rregullat tematike për dorëzimin e projekt propozimeve në kuadër të thirrjes së dytë për propozime të projektit ADRION.
Siç kumtohet nga Ministria e Çështjeve Evropiane, Gjuroviq ka theksuar se nga 35 projektet e miratuara për financim në kuadër të thirrjes së parë, Mali i Zi merr pjesë në 18 projekte.
Siç shtoi ajo, institucionet dhe organizatat malazeze nga 6 milionë euro, të cilat ishin në dispozicion për katër vendet përfituese të IPA-s si pjesë e kësaj thirrjeje, në kuadër të kësaj thirrje arriti të tërheqë pothuajse një të tretën , gjegjësisht 1.8 milion euro.
“Jam e bindur se rezultatet e përdoruesve malazezë në thirrjen e dytë mund të jenë të shkëlqyera dhe të suksesshme si ato të thirrjes së parë”, tha Glisheviq Gjuroviq. Sipas Gjuroviq, pjesa e dytë e thirrjes, për fushat prioritare të rajonit inovativ dhe të rajonit ndërlidhës, është planifikuar gjatë muajit majë apo qershor të vitit 2018.