TË RINJTË PO MENAXHOJNË PANDEMINË, TË GJITHË DUHET TË VAKSINOHEN

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, epidemiologja e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Marija Bozhoviq, bëri thirrje për vaksinim kundër virusit korona. “Ju, të rinj, po menaxhoni pandeminë. Ne nuk jemi më të pafuqishëm. Ne kemi një qëllim – të ruajmë lirinë që fituam,” tha Bozhoviq në një video mesazh të ISHP në Twitter. “Vaksinimi është më shumë sesa hapja e derës për veten dhe të tjerët për festa dhe bashkime. Në vitin 2020, pandemia na kontrolloi, tani ne po marrim kontrollin. Koha është tani. Varet nga ju. Vaksinohuni,” theksoi Bozhoviq.

SHARE