CHELSEA FITON SUPERKUPËN E EVROPËS PËR HERË TË DYTË

Chelsea ia del të fitojë edhe Superkupën e Evropës pas suksesit në Champions League. Ekipi fitues u përzgjodh nga lotaria e penalltive. “Blutë e Londrës” dhe Villareal (fituesit në fuqi të Europa League) e mbyllën në barazim 1-1 duelin e luajtur në stadiumin “Windsor Park” të Belfastit (Irlandë e Veriut). Të dy skuadrat krijuan raste të rrezikshme gjatë 120 minutave, teksa takimi u zhbllokua në minutën e 27-të. Hakim Ziyech tundi rrjetën spanjolle pas një asisti të marrë nga Kai Havertz. Chelsea në avantazh, por djemtë e Unai Emery iu afruan barazimit. Portieri Mendy kreu një pritje fantastike ndaj Dia, ndërsa Gerard Moreno u ndal nga traversa në minutat shtesë të pjesës së parë. Pushimi i bëri mirë Villarealit, që gjeti golin e barazimit në minutën e 73-të. Rudiger nuk largoi siç duhet një top dhe Gerard Moreno kombinoi bukur me Dia. Finalizim i sulmuesit spanjoll, dhe barazim 1-1. Ndeshja në shtesa, 30 minutat nuk prodhuan më gola dhe dy skuadrat iu drejtuan penalltive. Aty u treguam më të saktë lojtarët e Chelsea, që fituan 7-6 me rezultaitn e përgjithshëm, duke i dhuruar klubit të tyre trofeun e madh për herë të dytë në histori. Kai Havertz gaboi për skuadrën e Tuchel, teksa në krahun tjetër dështuan të shënonin Aissa Mandi dhe Raul Albiol. Tuchel kreu një zëvendësim në portë (119′), duke futuar Kepa Arrizabalaga në vend të Mendy. Lëvizje e duhur, me “gardianin” spanjoll që priti dy penallti dhe u kthye në heroin e Chelsea.

SHARE