ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË MZ: SONTE NË MESNATË  FILLON HESHTJA PARAZGJEDHORE

Në Mal të Zi, sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve presidenciale, të shtatat me radhë që nga futja e sistemit shumëpartiake në MZ. Në zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, të cilat do të mbahen më 15 prill, do të garojnë shtatë kandidatë për president.

Në zgjedhjet presidenciale do të marrin pjesë kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, kandidati i pavarur i mbështetur nga shumica e partive opozitare të përbërë nga Fronti Demokratik, Mali i Zi Demokratik, Lëvizja Qytetare Ura, Partia Socialiste Popullore dhe Mali i Zi i Bashkuar, Mlladen Bojaniq, kandidatja e Partisë Social Demokratike Draginja Vuksanoviq,  kandidati i Partisë Mali i Zi i Vërtetë Marko Millaçiq, afaristi Vasillije Millickoviq, kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit të Malit të Zi , Hazbija Kallaç dhe kandidati i Koalicionit sërb  Dobrilo Dedeiq.

Presidentët e Malit të Zi ishin Filip Vujanoviq (tre mandate), Momir Bulatoviq (dy mandate) dhe Millo Gjukanoviq (një mandat).

SHARE