MALI I ZI DUHET TË JETË MË I PËRGATITUR PËR ZJARRET

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq tha se Mali i Zi kur bëhet fjalë për zjarret, duhet të jetë më i përgatitur, me një koordinim të fortë në nivel shtetëror. Ai beson se duhet ndërmarrë veprime parandaluese, jo veprime korrigjuese, kur pasoja të caktuara tashmë ekzistojnë. Gjatë vizitës së tij në Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Nikshiq, falënderoi Brigadën e Zjarrfikësve të atij qyteti, e cila po përpiqet me kujdes të zgjidhë problemet. Kreu i qeverisë malazeze tha se kjo është një zonë tjetër e parregulluar që duhet të përcaktohet dhe rregullohet ligjërisht. Gjëja më e rëndësishme, thotë ai, është se nuk pati viktima dhe se pasojat për mjedisin janë afatgjate.

SHARE