AIR MONTENEGRO NË FAVOR TË SEZONIT TË SUKSESSHËM TURISTIK

Kompania ajrore kombëtare Air Montenegro, nga fluturimi i parë me 1 qershor e deri më sot, ka realizuar 500 fluturime të trafikut të rregullt ajror dhe ka shitur bileta për më shumë se 52 mijë pasagjerë. Linja ajrore kombëtare njoftoi se Air Montenegro solli në Mal të Zi pasagjerë nga Frankfurti, Stambolli, Lubjana, Beogradi dhe Banja Lluka me trafik të rregullt, duke kontribuar kështu në sezonin turistik të këtij viti dhe në lidhje më të mira. Siç u njoftua, përveç 500 fluturimeve të trafikut të rregullt, kompania gjithashtu realizoi fluturime të shumta charter për Sarajevë, Cyrih, Jerevan, Kishinau, Tbilisi dhe Tel Aviv. Drejtori i përgjithshëm i Aeroporteve të Malit të Zi, Goran Jandreoski sot deklaroi se përmirësimi i infrastrukturës në dy aeroportet e Malit të Zi, optimizimi i shpenzimeve dhe vendeve të punës por edhe edukimi në kontinuitet, do të jenë disa nga aktivitetet kryesore në periudhën e ardhshme, tha ai.

SHARE