RAMOVIQ VIZITË ZYRTARE NË TURQI

Nënkryetari i komunës së Tuzit, Haris Ramoviq, ishte në vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të kryetarit të Komunës Altınova, Dr. Metina Orala, për të nënshkruar Protokollin për Bashkëpunim mes Komunës së Tuzit dhe asaj të Altınovës. Me nënshkrimin e këtij Protokollit, është hedhur edhe hapi i parë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik e kulturor mes Komunës së Tuzit dhe Komunës së Altınovës. Nënkryetari Ramoviq gjatë qëndrimit të tij në Turqi, u takua edhe me Ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë, z. Mustafa Varanka, Kryetarin e Bashkisë së Karamursel, z. Ismail Yildirim si dhe me pronarë fabrikash dhe biznesmenë të shquar në provincën Yalova., me të cilët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit me qëllim prurjen e investimeve të reja në komunën tonë.

SHARE