MALI I ZI ARRITI 85% XHIRO TURISTIK NË VITIN 2019

Sipas të dhënave të fundit nga Organizata Kombëtare Turistike rreth 167 mijë mysafirë po qëndrojnë në Mal të Zi, që është 85% xhiro turistik nga viti 2019, tha drejtoresha Ana Tripkoviq Markoviq. Sipas Tripkoviq Markoviq, është inkurajuese që të ardhurat nga turizmi janë në nivelin 80% në krahasim me vitin 2019. Mali i Zi, siç tha ajo, po hyn në kulmin e sezonit turistik. “Zënia e akomodimit në hotel është 99% në krahasim me vitin 2019, dhe zënia e akomodimit privat është 83%. Sipas të dhënave ditore, që nga e Premtja, rreth 38 mijë mysafirë qëndruan në hotele, ndërsa në akomodimin privat zënia ishte rreth 120 mijë mysafirë,” tha Tripkoviq-Markoviq për Nova M.

SHARE