BE-ja SIGURON MBËSHTETJE PËR SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË E VERIUT PËR SHUARJEN E ZJARREVE

Bashkimi Evropian (BE), njoftoi se ka siguruar mbështetje për Italinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shuarjen e zjarreve me të cilët përballen. Në një deklaratë me shkrim nga Komisioni i BE-së thuhet se “Teksa shumë rajone në Mesdhe dhe Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të preken nga zjarret e pyjeve, Komisioni i BE-së vendos me shpejtësi në veprim mbështetje për të ndihmuar vendet me qëllim për të kufizuar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur jetët dhe burimet e jetesës”. Në deklaratë thuhet se nga Franca në Itali dhe nga Qiproja Greke në Greqi janë dërguar nga dy avionë dhe ekip zjarrfikës, nga Çekia dhe Holanda dy helikopterë për Shqipërinë dhe nga Sllovenia një ekip me 45 persona për Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu në deklaratë përmendet edhe fjala e komisionierit evropian përgjegjës për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic, i cili është shprehur se “Teksa zjarret janë përhapur në të gjithë Evropën, ne po përpiqemi natë e ditë për të dërguar ndihmë”. Në një deklaratë të bërë nga Komisioni i BE-së më 1 gusht u njoftua se Turqia ka vendosur në veprim Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së dhe se në përgjigje të kësaj Komisioni ka kaluar në veprim për të dërguar një avion Canadair nga Kroacia dhe nga Spanja 2 avionë Canadair. Kujtojmë se në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të jenë aktive ende disa vatra zjarri, ndërkohë vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre.

SHARE