SËRISHT SHËNOHET NUMËR I LARTË I TË INFEKTUARVE, BRENDA 24 ORËVE TË FUNDIT, 143 RASTE TË REJA

Siç është njoftuar nga Instituti për Shëndetin Publik, sot janë regjistruar edhe 143 raste të reja të infektimit me Covid -19, prej të cilëve 13 turistë, ndërkohë që sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi korona. Kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e Covid-19 deri tani në Mal të Zi mbetet në 1.629 persona. Po ashtu, siç njoftuan nga ky Institucion, është konfirmuar edhe shërimi i 23 pacientëve, kështu që, sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid-19 në Mal të Zi është rritur ndjeshëm në 1 mijë e 216 persona. Sot janë regjistruar edhe 2 raste të reja në Tuz, çka rrit numrin e të infektuarve në këtë komunë në 8 persona.

SHARE