AVOKATËT KTHEHEN NË PUNË TË HËNËN

Pas afro 70 ditëve pezullim të punës, avokatët po kthehen në punë të hënën. Kjo u njoftua për Radio e Malin e Zi nga Kryetari i Dhomës së Avokatëve, Zdravko Begoviq. Ai gjithashtu thotë se tashmë kanë emëruar anëtarët e grupit të punës të cilët do të punojnë për ndryshimet në Ligjin për Fiskalizimin Elektronik, dhe se ata do t’i dorëzojnë listën e avokatëve ministrive kompetente brenda periudhës së përcaktuar prej shtatë ditësh pas nënshkrimit të protokollit. Ai shprehet se është i bindur se duke punuar në mënyrë efikase gjatë shtatorit dhe tetorit, do të zvogëlojë numrin e çështjeve në gjykata dhe prokurori. Nga 700 avokatë, shumica pranoi ofertën e Ministrisë së Financave dhe Drejtësisë. Sipas kryetarit të Dhomës së Avokatëve, Zdravko Begoviq, kjo krijoi kushtet që të ndërpritet pezullimi i punës, i cili ka qenë në fuqi që nga 24 maj. “Sot, Bordi Drejtues i Dhomës së Avokatëve do të marrë një vendim i cili do të suspendojë pezullimin e ndihmës juridike dhe avokatët do të fillojnë punën të hënën,” tha Begoviq. Ai nuk kundërshton që gjatë pezullimit të punës së avokatëve në gjykata dhe prokurori, rastet janë grumbulluar. Megjithatë, ai pret që, përveç pushimeve vjetore që janë në gusht, një zgjidhje do të arrihet përmes dialogut, domethënë që të gjitha rastet e shtyra për shtator dhe tetor do të vendosen në mënyrë efikase në procedurë.

SHARE