DIALOGU ËSHTË RRUGA PËR TË EMËRUAR ANËTARË PROFESIONISTË

Dialogu konstruktiv është rruga për të emëruar anëtarë të pavarur, politikisht neutralë dhe profesionistë të Këshillit Prokurorial nga radhët e avokatëve të shquar dhe organizatave joqeveritare (OJQ), tha Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Podgoricë, Oana Kristina Popa. Ajo u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë në Malin e Zi të vendosin interesat e qytetarëve dhe të ardhmen e BE para interesave të partisë. Sipas saj, shumica politike vjen dhe shkon, dhe investimi në institucione të pavarura, politikisht neutrale dhe profesionale është një investim i drejtpërdrejtë në një cilësi më të mirë të jetës për qytetarët e Malit të Zi dhe në të ardhmen e vendit në BE.

SHARE