KT: THIRRJE PUBLIKE PËR PARAQITJEN E PROPOZIMIT TË KANDIDATIT PËR DHËNIEN E ÇMIMIT TË KOMUNËS „1 SHTATORI – DITA E KOMUNËS”

Komuna e Tuzit fton të gjithë qytetarët, grupet e qytetarëve, shoqëritë afariste, institucionet, sektori joqeveritarë, partitë politike dhe subjekte të tjera me vendqëndrim gjegjësisht me seli në territorin e Komunës së Tuzit apo jashtë tij, të propozojnë kandidatët për ndarjen e çmimit „1 Shtatori – Dita e Komunës”, i cili si formë e veçantë e njohjes publike ndahet këtë vit me rastin e Ditës së Komunës së Tuzit. Siç njofton Komuna e Tuzit, për këtë çmim mund të propozohen persona juridik dhe individë të cilët e kanë selinë, gjegjësisht vendqëndrimin në territorin e Komunës së Tuzit ose jashtë tij, për rezultatet më të mira të realizuara dhe kontributin e dhënë për zhvillimin e Komunës në fushën e afarizmit, shkencës, arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit, dhe fushave të tjera të jetës shoqërore, sipas vlerësimit të propozuesve, e të cilët kanë vlerë të veçantë për Komunën e Tuzit. Çmimi mund t’i ndahet vetëm një herë personit të propozuar. Kur për këtë ekzistojnë veçanërisht arsye bindëse Çmimi mund të ndahet edhe pas vdekjes. Propozimet për ndarjen e Çmimit të Komunës „1 Shtatori – Dita e Komunës” dorëzohen në formë të shkruar krahas arsyetimit dhe dokumentacionit në bazë të cilit Juria mund të vlerësojë vlerën e rezultateve të arritura të kandidatëve të propozuar. Propozimet dorëzohen drejtpërsëdrejti në arkivin e Komunës së Tuzit ose përmes postës në zarf të mbyllur në adresën: Komuna e Tuzit – Juria për ndarjen e Çmimit të Komunës „1 Shtatori – Dita e Komunës”, Tuzi bb 81206, më së voni deri me 10.08.2021. Për informacione shtesë mund të kontaktoni në numrin e telefonit 020/875-167 dhe përmes e-mail-it tuzi@tuzi.me.

SHARE