KOMISIONI PO PËRGATIT NJË PËRGJIGJE NDAJ VALËS SË RE

Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, tha se Komisioni për luftën kundër Covid me ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka punuar për tre javë në ripërcaktimin e përgjigjes ndaj valës së re që na pret në shtator. Ajo theksoi se kapacitetet aktuale për pacientët me Covid mund të rriten nga 326 në 830 dhe më shumë nëse ka nevojë. Ajo theksoi se vaksinimi është përgjigjja më e mirë për gjithçka dhe u bëri apel qytetarëve që të vaksinohen. Deputeti Halil Dukoviq tha se të gjithë ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se një valë e re e koronavirusit po na pret në vjeshtë dhe se përgjigjja e vetme është numri i vaksinuarve prej 80 përqind. “A është sistemi ynë i kujdesit shëndetësor i gatshëm t’i përgjigjet me sukses kësaj sfide?” pyeti Dukoviq. Ministrja u përgjigj se në Malin e Zi, 170,000 persona morën dozën e parë të vaksinës, ndërsa 150,000 u rivaksinuan dhe mbi 100,000 kaluan  sëmundjen. Boroviniq Bojoviq tha se Ministria ndjek të gjitha rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në mënyrë që të përballet me valën e re dhe llojin e ri Delta.

SHARE