GJERMANIA DO TË INVESTOJË NË KRIPOREN E ULQINIT

Gjermania dhe Mali i Zi së shpejti mund të nënshkruajnë një marrëveshje mbi përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e qëndrueshmërisë së burimeve natyrore, shkruan “Vijesti“. Siç shkruan kjo gazetë, kjo marrëveshje është ngushtë e lidhur me Kriporen e Ulqinit, dhe ka të bëjë me investimet për ripërtëritjen e prodhimit të kripës. Ambasadori gjerman Dr. Robert Weber mirëpriti vendimin e fundit të Këshillit për Privatizim të Qeverisë së Malit të Zi, sipas të cilit prona në Kripore i takon Shtetit.

SHARE