“MARRËDHËNIA MIDIS MALIT TË ZI DHE BOSNËS DHE HERCEGOVINËS SHEMBULL PËR TË GJITHË”

Mali i Zi dhe Bosna dhe Hercegovina nuk kanë asnjë çështje të hapur dhe zgjidhjet për çështjet kyçe që ata kishin mund të  jenë shembull për të gjithë, tha anëtari i  kryesisë kroate të Presidencës së Bosnës dhe Hercegovinës Dragan Çoviq, gjatë takimit me presidentin malazez Filip Vujanoviq.

” Kjo është se ne kemi zgjidhur çështjen e kufirit në mënyrë bilaterale, pa asnjë ndikim nga jashtë. Dhe, them, do të isha i kënaqur nëse, në një marrëdhënie të ngjashme, mund ta zgjidhim çështjet edhe me dy fqinjët e tjerë. Sepse kjo do të na nevojitet sigurisht, kur është fjala për Bashkimin Evropian, sepse ky është një kusht, prandaj unë do të thosha se pa këto çështje të hapura ne do të shkojmë më tutje drejt Bashkimit Evropian “, tha Çoviq.

Ai tha se Bosna dhe Hercegovina, pasiqë Mali i Zi tashmë vetem se është anëtare e aleancës së NATO-s, mund të marrë shumë gjëra, të mësojë dhe të edukohet me ata që tashmë vetem se e kanë kaluar këtë rrugë.

Vujanoviq theksoi se marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Bosnës dhe Hercegovinës,  janë marrëdhënie të shkëlqyera, duke falënderuar njëkohësisht Çoviqin  për gjithçka që ai bëri që këto marrëdhëniet të jenë të mira.

“Ne kemi nënshkruar një Memorandum për bashkëpunim dhe është formuar një Komision i përbashkët i përshtatur. Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka, që përvojën tonë ta transferojmë të Bosna dhe Hercegovina  dhe në këtë mënyrë të përshpejtojmë rrugën evropiane të Bosnës dhe Hercegovinës, pasiqë kjo është ajo që i intereson jo vetëm Bosnës dhe Hercegovinës por edhe tërë rajonit.  Ne gjithashtu biseduam për çështjet e infrastrukturës dhe përmirësimin e saj dhe vumë në dukje se ka një hapësirë ​​të gjerë për të bërë diçka. Besoj se do të vazhdojmë me këto projekte të mëdha infrastrukturore në mënyrë që qytetarët tonë të jenë sa më afër, ta kenë më lehtë, më shpejtë dhe më lirë të vijnë te njëri tjetri dhe që  në fushën  e ekonomisë të bashkëpunojnë më mirë “, tha Vujanoviq.

SHARE