KRIVOKAPIQ, GJUKANOVIQ DHE ABAZOVIQ URUAN FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq, Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe Zevëndëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, uruan të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. ” Dëshiroj që festën e Bajramit ta festoni  në paqe dhe dashuri, me familjet tuaja, fqinjët, miqtë, duke mos harruar ata që kanë nevojë për  përkrahjen  dhe vëmendjen tuaj, në çka na kujtojnë  dhe  obligojnë ditët e ardhshme të Bajramit,” tha Krivokapiq. Ai e uroi Meshihatin  dhe Reisin  Rifat Fejziq. “Me shpresën që e gjithë bota do ta mirëpresë Kurban Bajramin në kushte më të sigurta epidemiologjike, dhe se të gjithë ata që janë të ftuar dhe të gatshëm për Haxh do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë vepër të mirë,” thuhet në mesazhin urues të Krivokapiqit. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dërgoi një mesazh urimi me rastin e Kurban Bajramit, reisit të Komunitetit Islamik në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq dhe të gjithë qytetarët e besimit islam në Malin e Zi, me një dëshirë për të kaluar festën në paqe, të mbushur me gëzim së bashku me familjet e tyre, të rrethuar nga miq, fqinjë dhe njerëz me vullnet të mirë. Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq në urimet e tij me rastin e Kurban Bajramit, tha “Le të na inkurajojë simbolika e sakrificës së lidhur me Kurban Bajramin si individë dhe shoqëri të ngrihemi mbi mesataren dhe të sakrifikojmë për idealin e Mali i Zi civil, një shoqëri e paqes, tolerancës dhe mirëqenies, në mënyrë që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë fëmijët tanë.”

SHARE