NGA NESËR VLEJNË ÇMIMET E REJA TË KARBURANTIT

Që nga nesër, do të jetë të vlefshme çmimet e reja të karburantit, sipas të cilave një litër BMB 98 do të rritet për dy cent dhe do të kushtojë 1.42 euro. Ministria e Investimeve Kapitale njoftoi se çmimet e reja do të vlejnë për dy javët e ardhshme. BMB 95 është rritur për një cent dhe do të kushtojë 1.38 euro për litër. Eurodiesel mbetet në 1.21 euro si më parë, ndërsa vaji djegës është rritur për një cent dhe do të kushtojë 1.19 euro. “Sipas dispozitave të Dekretit për mënyrën dhe sasinë e elementeve në bazë të të cilave formohen çmimet maksimale të produkteve të naftës (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi “, Nr. 23/2021), llogaritja tjetër do të bëhet më 2 gusht, dhe mundësisht çmimet e ndryshuara të produkteve të naftës do të jenë të vlefshme nga 03. Gusht 2021,” njoftoi Ministria.

SHARE