INSTITUTI: REGJISTROHEN 28 RASTE TË REJA

Në 24 orët e fundit, 28 raste të reja të infektimit me virusin korona u regjistruan në Malin e Zi dhe nuk pati raportim të ndonjë vdekjeje, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). “Pjesa e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar për 18.07.2021 ishte 2.04%. Vlera e normës kumulative 14-ditore të incidencës në nivelin e Malit të Zi më 18.07.2021 ishte 56.17”, theksuan ISHP. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i dhjetë pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 381.

SHARE