Në bazë të shkresës kaptojmë se kjo parti nuk do të rreshtohet në korpusin e partive politike që përkrah Millo Gjukanoviq, por nuk do të përkrah as një kandidat tjetër presidencial.
Për mospërkrahjen e Gjukanoviq, LDSH , ka numëruar një seri arsyesh qoftë nga e kaluara politike e tij dhe e subjektit të tij, qoftë për faktin se LDSH e çmon si të pa hieshme që të përkrahet një kandidat të cilin e fajësojnë për statusin e pazgjidhur të shqiptarëve në Mal të Zi.
LDSH, shpreh pakënaqësinë e vet me faktin se partitë tjera shqiptare kanë vrapuar se kush e kush më parë “ti puth këmbët mbretit”, në vend që të bashkëveprojnë dhe të përkrahin apo të mospërkrahin ndonjërin nga kandidatët.
LDSH në fund deklaron se do të abstenojnë në këto zgjedhje dhe pret nga qytetarët të bëjnë të njëjtën gjë.