TUZI VETËM ME 1 RAST AKTIV ME KORONAVIRUS

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, rezulton se Tuzi aktualisht është vetëm me një rast aktiv me koronavirus. Në Malin e Zi, brenda 24 orëve të fundit, janë regjistruar 24 raste të reja pozitive nga 1,867 mostra për virusin Covid 19, ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje në lidhje me infeksionin. Deri në orën 15:00, raportohet shërimi i 20 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 327. Vendi me raste më së shumti aktive është Podgorica, 123, ndërsa me nga një rast aktiv rezultojnë Tuzi, Danillovgradi dhe Petnjica.

SHARE