POPOVIQ-SAMARXHIQ: VAKSINAT NUK JANË AS TOKSIKE DHE AS KANCEROGJENE

Vaksinat kundër koronavirusit nuk përmbajnë asnjë toksinë, kancerogjen ose ndotës, tha Dr. Millena Popoviq-Samarxhiq nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Në valën e dezinformimit në lidhje me vaksinat kundër Covid-it, çdo ditë hasim pretendime se ato mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme – nga autoimune deri te kanceri. “Vaksinat kundër koronavirusit nuk përmbajnë asnjë toksinë, kancerogjen ose ndotës. Vaksinat në të vërtetë janë kontributi më i madh i ilaçeve në të gjithë botën dhe shëndetin e njeriut. Gjatë shekullit 20, midis 300 dhe 500 milion persona vdiqën nga sëmundjet infektive, të cilat tani janë zhdukur falë vaksinave,” tha Popoviq-Samarxhiq. Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT) dhe ISHP kanë nisur këtë fushatë për të kundërshtuar dezinformimin në lidhje me vaksinën COVID-19 dhe duke iu referuar publikut për të kërkuar këshilla për imunizim nga ekspertët dhe jo nga mediat sociale.

SHARE