TË HËNËN TAKIMI I RI I SHUMICËS PARLAMENTARE

Raundi i tretë i bisedimeve të shumicës parlamentare mbi zgjidhjen e krizës qeveritare është planifikuar të hënën, tha kreu i Malit të Zi të Bashkuar, Goran Danilloviq, i cili do të organizojë takimin. Danilloviq i tha televizionit Vijesti se ai beson se takimi i tretë do të jetë vendimtar. Ai theksoi se së pari të gjithë do të vendosin nëse janë për qeverinë e re, dhe pastaj nëse janë për rindërtim, duke shtuar se ai është kundër zgjedhjeve të parakohshme. “Është shumë e qartë për mua se si duhet konceptuar ky takim i tretë, sipas mejet edhe vendimtar. Nëse takoheni tri herë kot, nuk ka gjasa që të jeni me fat herën e katërt,” tha Danilloviq. Thelbi, siç deklaroi ai, është se ata duhet menjëherë të bien dakord për të marrë vendime me konsensus. Kreu i Demokratëve dhe njëherësh kryetar i Parlamentit, Alleksa Beçiq, pret që një marrëveshje përfundimtare të arrihet në dialog me kryeministrin.

SHARE