BIDEN DHE PAPA UROJNË 13 KORRIKUN – DITËN E SHTETËSISË

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, tha se do të vazhdojë të sigurojë mbështetje të fortë për njerëzit e Malit të Zi në përparimin në rrugën Euro-Atlantike dhe zbatimin e reformave të nevojshme për pranimin në Bashkimin Evropian (BE). Biden i dërgoi urime Presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe qytetarëve të Malit të Zi me rastin e 13 korrikut – Ditës së Shtetit. “Në emër të popullit Amerikan, unë ju përgëzoj ju dhe popullin e Malit të Zi për Ditën e Shtetit – 13 korrikun. Vlerat tona të përbashkëta, përkushtimi ndaj institucioneve demokratike dhe lidhjet tona të qëndrueshme si familja, miqtë dhe bashkëpunimi e bëjnë Malin e Zi një aleat dhe partner të respektuar të Shteteve të Bashkuar,. Ne do të jemi të lumtur të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje të fortë për njerëzit e Malit të Zi në përparimin në rrugën tuaj Euro-Atlantike dhe zbatimin e reformave të nevojshme për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian,” tha Biden. Ai gjithashtu përgëzoi përvjetorin e katërt të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Po ashtu, Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, i dërgoi urime Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, me rastin e 13 korrikut – Ditës së Shtetit të Malit të Zi. “Me rastin e Ditës së Shtetit të Malit të Zi, përshendetje për shkëlqësinë tuaj dhe popullin tuaj. Me lutje për të gjithë në Malin e Zi që të jetojnë përgjithmonë në paqe dhe prosperitet, unë lutem për bekimet e pafund të Zotit të Plotfuqishëm,” tha Papa.

SHARE