INSTITUTI: 22 RASTE TË REJA, ASNJË VIKTIMË

Në Malin e Zi, nga 1,444 mostra për virusin Covid 19 janë rregjistruar 22 raste të reja, ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje në lidhje me infeksionin. U diagnostikuan gjithsej 22 raste pozitive të infeksionit SARS-CoV-2 nga këto komuna: Podgorica 5, Budva 3, Nikshiq 3, Herceg Novi 3, Bijello Pole 3, Tivat 2, Kotorr 1, Berane 1 dhe Tivar 1. Deri në orën 15:00, raportohet shërimi i 12 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 319.

SHARE