SPAJIQ: NE PO BËJMË GJITHÇKA QË MUNDEMI PËR TË ZBUTUR RRITJEN E ÇMIMEVE

Qeveria e Malit të Zi po bën përpjekje për të zbutur rritjen e çmimeve dhe kështu të ruajë fuqinë blerëse të qytetarëve, por ne gjithashtu kemi nevojë për ndihmën e zinxhirëve të shitjes me pakicë, tha Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq. Sot, Spajiq zhvilloi një takim me bashkëpunëtorët dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik me përfaqësuesit e zinxhirëve më të mëdhenj të shitjes me pakicë që veprojnë në Malin e Zi, në mënyrë që të diskutojnë zgjidhjen e problemit të rritjes së çmimeve të ushqimit, veçanërisht çmimet e produkteve ushqimore bazë. “Ne jemi këtu sot për të diskutuar rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe për të dëgjuar arsyetimin tuaj për rritjen e çmimeve, të cilën ne të gjithë jemi dëshmitarë.

SHARE