Sipas kësaj marrëveshje parashikohet që kryetari i komunës do të jetë nga koalicioni ” Berane e Shëndoshë”, ndërsa Kryetari i Kuvendit nga radhët e Malit të Zi Demokratik.
Në zgjedhjet lokale të 4 shkurtit, koalicioni “Berane e Shëndoshë”, fitoi 14 mandate, kurse Mali i Zi Demokratik,fitoi katër mandate, të cilat ishin të mjaftueshme për formimin e shumicës parlamentare në atë qytet.
Ndërsa Koalicioni i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve , Social Demokratët dhe Partia Boshnjake fitoi 17 vende, të cilët gjatë këtij mandatit do të mbesin në opozitë.