Që nga nesër, të gjitha llojet e karburanteve të jenë dy deri në katër cent më të shtrenjtë për litër. Një litër BMB 98 do të jetë tre cent më e shtrenjtë dhe do të kushtojë 1.40 euro, ndërsa një litër BMB 95 do të rritet në çmim me katër cent dhe do të arrijë në 1.37 euro. Një litër Eurodiesel dhe vaj djegës do të rritet në çmim për dy cent, dhe Eurodiesel do të kushtojë 1.21 euro, ndërsa një litër vaj djegës do të kushtojë 1.18 euro. Rritja e çmimeve të karburantit sipas analizës, ndikohet nga rritja e bursës dhe dollarit në tregjet botërore.