INSTITUTI: VDESIN KATËR PERSONA, 11 RASTE TË REJA

Në 24 orët e fundit, 11 raste të tjera të infektimit me virusin korona janë regjistruar në Malin e Zi dhe katër vdekje në lidhje me infeksionin Covid-19 janë raportuar, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Pacientët e vdekur ishin nga: Bijello Pole (2), Kotor (1) dhe Plevla (1).  Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin Covid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,619. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 17 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Mal të Zi është 278, në Tuz 2 raste aktive.

SHARE