BEÇIQ THIRRJE PËR DIALOG MË 7 KORRIK

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq, u dërgoi një ftesë të gjithë kryetarve të partive politike parlamentare për të filluar një dialog në Parlamentin e Malit të Zi më 7 korrik, me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të hapura, të cilat janë të rëndësishme për përshpejtimin e rrugës evropiane të Malit të Zi. Ftesa iu dërgua kryetarëve të të gjitha partive politike parlamentare (pjesë e qeverisë dhe opozitës). Beçiq vuri në dukje se përshpejtimi i rrugës evropiane të Malit të Zi është një detyrim i përbashkët. Takimi është caktuar në orën 13:00.

SHARE