INSTITUTI: 288 RASTE AKTIVE NË MAL TË ZI

Në Malin e Zi, në 24 orët e fundit, u regjistruan edhe 20 raste të koronavirusit, nga 1,365 të testuar, ndërsa nuk u raportua asnjë vdekje në lidhje me infeksionin Covid-19, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 19 pacientëve. “Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtazi, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 288. Që nga fillimi i ngjarjeve epidemike (mars 2020), numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të virusi corona në Mal të Zi është 100,272,” thuhet në njoftim. Numri më i madhë i rasteve aktive rregjistrohet në Podgoricë, 119, ndërsa në Tuz për momentin janë të rregjistruara 3 raste aktive.

SHARE