BEÇIQ-LAJÇAK: POLITIKA E MALIT TË ZI MË RELEVANTE SE PESË VJET MË PARË

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor Mirosllav Lajçak gjatë një takimi me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi Aleksa Beçiq tha se Bashkimi Evropian vlerëson harmonizimin e plotë të Malit të Zi të politikës së saj të jashtme me BE, “shumë më relevante sot sesa pesë vjet më parë”. Sipas deklaratës së Parlamentit të Malit të Zi, ai theksoi se BE vlerëson aktivitetet e Beçiq dhe pozicionet e tij të qarta pro-evropiane dhe se ai ka provuar të jetë një partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm, i cili u njoh jo vetëm nga Bashkimi, por gjithashtu nga qytetarët e Malit të Zi. “Unë ju inkurajoj që të vazhdoni në këtë rrugë në të ardhmen,” tha Lajçak në një takim zyrtar të paraprirë nga një takim tet-a-tet, ku u shkëmbyen mendime mbi vizionin e zhvillimit të procesit të zgjerimit dhe pritjet mbi dinamikën e përmbushjen e detyrimeve nga agjenda evropiane. Në fund, Lajçak theksoi rëndësinë e ruajtjes së kapacitetit administrativ dhe parimet e transparencës dhe ekspertizës në përputhje me standardet evropiane.

SHARE