Instituti i Shëndetit Publik ka intensifikuar mbikëqyrjen epidemiologjike në komunat në bregdetin ku po qëndrojnë një numër i madh i turistëve, duke marrë parasysh që lloji delta i virusit corona është regjistruar në 92 vende të botës, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Siç thekson “Kolegji Perandorak i Londrës”, ata kanë përcaktuar se numri i njerëzve të infektuar në Britaninë e Madhe u dyfishua në 11 ditë, dhe numri më i madh i rasteve të zbuluara rishtas ishte në grupmoshat 5-12 dhe 18 deri në 24 vjeç. Simptomat e llojit delta nuk ndryshojnë shumë nga variantet e tjera të virusit. Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit e infektuar kryesisht raportuan dhimbje koke, dhimbje fyti, hundë të lëngshme, kollë dhe ethe. Kushdo që ka këto simptoma duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të regjistrohet për testimin e SARS-CoV2. Duke pasur parasysh se, është vetëm çështje kohe kur lloji delta do të bëhet lloji dominues në nivelin e të gjithë botës, Samarxhiq përsëri theksoi rëndësinë e vaksinimit dhe u bën thirrje qytetarëve të mos e shmangin atë.