BOROVINIQ-BOJOVIQ: APEL BIZNESMENËVE QË TË VAKSINOHEN

Duke marrë parasysh që situata epidemiologjike në Mal të Zi aktualisht është e favorshme dhe duke marrë parasysh që masat në luftën kundër epidemisë janë liberalizuar, Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, kërkoi mbështetje dhe ndihmë maksimale nga biznesmenët e Malit të Zi. Ajo bëri thirrje që punonjësit në industrinë e hotelierisë dhe turizmit të vaksinohen. “Unë po kërkoj nga qytetarët dhe u bëj thirrje që të vaksinohen në numër të madh, sepse në atë mënyrë ata do të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të të dashurve të tyre. Në atë mënyrë, shmangin mundësinë e rezultateve fatale,” paralajmëroi Boroviniq Bojoviq. Ministrja theksoi se të gjithë akoma duhet të respektojmë masat themelore, pavarësisht nëse jemi vaksinuar apo jo: të mbajmë maskë, të lajmë duart rregullisht dhe të mbajmë distancën.

SHARE