GJELOSHAJ TAKOHET ME MAJORIN E GARFIELD-NEW JERSEY

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj zhvilloi takimin e radhës në një tjetër Komunë, atë të Garfield-New Jersey…”Pata kënaqësinë të takoj majorin e kësaj Komune, z. Richard Rigoglioso,  me të cilin diskutuam për mundësi bashkëpunimi në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.Ku në kuadër të diskutimeve që pata me majorin, përveç tjerash ram dakort për binjakëzimin midis dy komunave; binjakëzim që do sjelli shkëmbim eksperiencash dhe përmirsim të shërbimit ndaj qytetarëve me projekte konkrete të cilat do të realizohen në të ardhmen. Në përfundim të vizitës, në shenjë miqësie ai më dorëzoi edhe “Çelësin e Qytetit” – theksoi Gjeloshaj.

SHARE