KRIVOKAPIQ: FITORJA E ZGJEDHJEVE NUK DO TË VIHET NË PIKËPYETJE

Qeveria do të vazhdojë të bëjë punën e saj në fushën e kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe përbërësit e qeverisë sigurisht që do të punojnë në gjetjen e një marrëveshje për tejkalimin e situatës ekzistuese, tha Kryeministri Zdravko Krivokapiq. Duke iu përgjigjur deklaratës së deputetit Ivan Brajović se Qeveria ka humbur besimin te deputetët e mazhorancës, ai tha se një gjë është e sigurt që fitorja që ndodhi më 30 gusht nuk duhet të vihet në pikëpyetje. Në pyetjen e deputetit të Demokratëve Momo Koprivica lidhur me sulmet ndaj objekteve fetare pas zgjedhjeve të 30 gushtit,  Krivokapiq tha se policia nuk kishte dijeni se sulmet ndaj ndërtesave fetare ishin të koordinuara dhe se pas tyre kryesisht qëndronin individë të pakënaqur. Ai theksoi se situata ishte nën kontroll. Ai shtoi se në të ardhmen, policia do të analizojë të gjitha fenomenet me interes për ruajtjen e sigurisë në bazë të të cilave do të planifikojnë aktivitete parandaluese.

SHARE