RRITJA E AKCIZAVE VËSHTIRË TË NDODHË NGA 1 KORRIKU

Akcizat për cigare, produkte sheqeri, dhe disa prodhime të tjera,  ka shumë të ngjarë të mos rriten nga 1 korriku për shkak të situatës aktuale politike.  Ky është një lajm i mirë për kompanitë e angazhuara në prodhimin dhe shitjen e këtyre produkteve, por jo për Ministrinë e Financave, e cila ka planifikuar 16.8 milion euro të ardhura nga rritja e akcizave deri në fund të vitit. Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale , e kryesuar nga Millojko Spajiq, paraqiti në Kuvend më 14 maj ndryshimet e propozuara në Ligjin mbi Akcizat, por akti nuk u diskutua në Këshillin e Ekonomisë dhe as nuk ishte në rendin e ditës së seancës së Kuvendit e cila përfundoi javën e kaluar. Bisedimet midis përfaqësuesve të partive që përbëjnë qeverinë e koalicionit do të mbahen të Enjten, por është e vështirë të pritet që një marrëveshje të arrihet brenda disa ditësh.  Sidomos pasi që një pjesë e partive po kërkon ndryshimin e kryeministri  dhe rikonstruktim të Qeverisë. Për shkak të akcizave më të larta u ankuan edhe konsumatorët, pasi kjo do të çonte në një rritje të çmimeve të cigareve, pijeve të gazuara dhe produketeve të tjera.

SHARE