INSTITUTI: 12 RASTE TË REJA, NJË VIKTIMË NGA PLEVLA

Që nga rezultatet e fundit, 12 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në Malin e Zi dhe është raportua vdekja e një pacienti nga Plevla (82) lidhur me infeksionin Covid-19, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Të infektuarit ishin nga: Podgorica 4, Tivari 4, Budva 3 dhe Rozhaja 1. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 13 pacientëve. “Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtazi, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive Covid-19 në Mal të Zi është 296. Që nga fillimi i ngjarjeve epidemike (Mars 2020), numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të virusi corona në Mal të Zi është mbi 100 mijë,”njoftoi ISHP.

SHARE