MILLATOVIQ: QEVERIA KA VENDOSUR NJË THEMEL TË MIRË PËR SEZONIN

Qeveria ka bërë më të mirën e mundshme në stabilizimin e situatës epidemiologjike, procesin e vaksinimit, nisjen e një linje ajrore të re dhe hapjen e politikës kufitare, e cila është një bazë e mirë për sezonin e ardhshëm turistik, tha Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq. “Numrat që kemi tani shkojnë në drejtim të përmbushjes së parashikimeve për këtë sezon, i cili është 65% e niveleve të sezonit 2019,” tha Millatoviq gjatë prezantimit para përfaqësuesve të trupit diplomatik të rezultateve të arritura në të kaluarën gjashtë muaj në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Millatoviq tha se sektori i turizmit vitin e kaluar ka përjetuar kolaps, i cili ndikoi në rënien e aktivitetit ekonomik në Malin e Zi me 50 përqind, më i madhi në Evropë. Ai kujtoi se Qeveria po ndërmerr një politikë të re në lidhje me menaxhimin e kufirit, dhe se, për shkak të situatës relativisht të mirë epidemiologjike dhe vaksinimit relativisht të suksesshëm, u vendos që të hapen kufijtë. Ai tha se Qeveria ofroi mbështetje për sektorin e turizmit përmes mbështetjes financiare dhe të likuiditetit, që synojnë ruajtjen e vendeve të punës.

SHARE