INSTITUTI: 17 RASTE TË REJA, ASNJË VIKTIMË

17 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në Malin e Zi dhe nuk ka pasur vdekje në lidhje me infeksionin Covid-19, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin Covid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,605. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 22 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Mal të Zi është 298, në Tuz 3 raste aktive.

SHARE