AKOMA PA MARRËVESHJE QË E DIELA TË JETË DITË PUNE

Partnerët social nuk kanë arritur ende një marrëveshje që një numër sipërmarrësish dhe mikro-ndërmarrjesh, të cilat punësojnë deri në dhjetë punëtorë, të mund të punojnë të dielava pesë muaj gjat këtij viti, tha sekretari i përgjithshëm i Unionit të Sindikatave të Lira, Srdja Kekoviq. “Unë e di vetëm që Qeveria e Malit të Zi e ka konsideruar këtë çështje muajin e fundit. Supozimi im është se pozicioni u transmetua gabimisht nga Qeveria, sepse ne si partnerë social nuk kemi arritur ende një marrëveshje për këtë, “ tha Kekoviq, duke shtuar se nuk janë të njohur me qëndrimin e Unionit të punëdhënësve. “Qëndrimi i organizatës sonë është i njohur. Jemi që e diela të jetë ditë pushimi dhe kjo të përfshijë sa më shumë sektorë, jo vetëm atë të tregtisë,“ tha ndër të tjera Kekoviq.

SHARE