SHPORTA MINIMALE E KONSUMIT, 656.5 EURO

Vlera e shportës minimale të konsumit për muajin maj, sipas të dhënave të Monstat, arriti në 656.5 EUR, që është 0.1 përqind më shumë se në muajin prill. “Nga vlera totale e shportës minimale të konsumit, shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike arritën në 284,2 euro, që është 0,1 përqind më pak se në prill,” thuhen në njoftim Statistikat tregojnë se shpenzimet për produktet dhe shërbimet jo-ushqimore ishin 372.3 euro, apo 0.2 për qind më shumë se prilli. Shporta minimale e konsumatorit i referohet konsumit shtëpiak që përfshin produkte dhe shërbime ushqimore dhe jo-ushqimore, të cilat mundësojnë ruajtjen e jetës dhe aftësisë për punë të anëtarëve të familjes.

SHARE