KOSOVA ME PADI NDAJ MALIT TË ZI, KËRKOHET KTHIMI I PRONËS NË BUDVË QË ISHTE BLERË 6 DEKADA MË PARË

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4,500 metrave katror pronë në shëtitoren Rafailoviq, e cila dikur ishte një vendpushim për fëmijë. Në këtë padi pretendohet kjo parcelë dikur e quajtur “Ganimete Tërbeshi” ishte blerë gjashtë dekada më parë nga ana e Kosovës, shkruan Vijesti. Vijestit, kjo padi që kërkon të drejtën pronësore është paraqitur në Gjykatën Themelore të Kotorrit. MD-ja ka kërkuar nga Gjykata e Kotorrit të lëshojë masën e përkohshme që ndalon tjetërsimin e pronë deri në përfundimin e kësaj lëndë në gjykatë. Kjo padi thotë se Kosova është pronare e kësaj toke dhe si provë i ka bashkangjitur një marrëveshje të blerjes të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut të Kotorrit, ku parcelën prej 4,555 metra katrorë e kishte blerë Këshilli Social për Çështjet Politike dhe Sociale. Komuna e Budvës, e përfaqësuar nga Sekretariati për Mbrojtjen e Pronës ka kundërshtuar procesin gjyqësor, duke kërkuar nga gjykata ta hedhë poshtë atë si të pavlefshme.

SHARE