KRIVOKAPIQ: UNË DO TË FILLOJ DIALOGUN, PAVARËSISHT GJITHÇKAJE DO TË KEMI SUKSES

Pas seancës së djeshme në Parlamentin e Malit të Zi, Kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi Zdravko Krivokapiq iu drejtua qytetarëve të Malit të Zi, duke thënë se ai do të nis një dialog me shumicën parlamentare. Po ashtu ai tha se nuk pajtohet me shantazhe, por beson se shumica e re do të ketë sukses pavarësisht gjithçkaje. Krivokapiq thekson se me koston e cilit do funksion, kurrë nuk do të pranoj që ata të janë duke krijuar një shoqëri në të cilën vetëm partive tu takoj ajo e popullit, shtetit, ku oreksi i partisë është zakonisht motivi kryesor. “Unë nuk doja një fitore të tillë sepse nuk është një fitore,” shprehet Krivokapiq. Krivokapiq shton se të gjithë duhet të bëjmë përpjekje maksimale së bashku në mënyrë që të stabilizojmë situatën politike, dhe për sa kohë që ai është Kryeministri i Malit të Zi, do të thotë vetëm të vërtetën. “Në këtë moment, është detyra dhe detyrimi ynë më i shenjtë para jush, qytetarëve, sepse është masa e vetme e politikës shtetërore të përgjegjshme, të mençur dhe të pjekur. Për këtë qëllim, siç e kam planifikuar, unë do të filloj një dialog me të gjithë përfaqësuesit të shumicës parlamentare sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse ju ftoj të besoni në një fitore të përbashkët madhështore zgjedhore të 30 gushtit dhe unë do të qëndroj në mbrojtje të interesave të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi deri në fund,” theksoi Krivokapiq.

SHARE