NGA QERSHORI 2022, MALI I ZI MERR KRYESIMIN E SEECP

Mali i Zi do të marrë kryesimin një vjeçar të SEECP nga Greqia, duke filluar në qershor të vitit të ardhshëm. Ky është një lloj konfirmimi jo vetëm i presidencës së suksesshme të nismave rajonale deri më tani, por edhe i rolit konstruktiv që Mali i Zi ka në rajon, tha Ministri i Jashtëm Gjorgje Radulloviq gjatë takimit të sotëm të ministrave të jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), duke pranuar ofertën e anëtarëve të këtij forumi. “Jemi të lumtur se do të kemi mundësinë të tregojmë edhe një herë përkushtimin tonë për bashkëpunimin rajonal, pikërisht përmes kryesisë së një procesi kaq të rëndësishëm,” thekson Radulloviq. Ministri Radulloviq falënderoi mikpritësin për organizimin e shkëlqyeshëm të ngjarjes dhe vlerësoi presidencën njëvjeçare të Turqisë të SEECP në një periudhë sfiduese dhe dinamike të ndjekur nga pandemia COVID-19. Ai gjithashtu i uroi sukses Greqisë, si kryesuesi i ardhshëm i SEECP.

SHARE