Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi, u regjistruan 19 raste të infektuara rishtazi. Që nga analizat e djeshme, është raportuar në Institut, vdekja e një pacienti nga Podgorica, 70 vjeçar. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,604. Deri në orën 15:00, raportohet shërimi i 39 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 359. Aktualisht në Tuz janë 6 raste aktive me koronavirus.