KRIVOKAPIQ-VARHELI: FOKUSI NË SUNDIMIN E LIGJIT DHE EKONOMINË

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe Mali i Zi është në avantazh drejt rrugës të integrimit, u theksua gjatë takimit të Kryeministrit Zdravko Krivokapiq me Komisionerin Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Oliver Varheli në Bruksel. Krivokapiq shprehu kënaqësinë për ribashkimin me Varheli dhe tha se dinamika e shtuar e takimit të zyrtarëve më të lartë të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian flet në favor të angazhimit të të dy palëve për të kontribuar së bashku në procesin e integrimit. “Unë jam i bindur se veprimtaritë tona do të japin rezultatin e dëshiruar, sepse ky është vullneti i 75% të qytetarëve të Malit të Zi sipas hulumtimit të fundit. Kursi ynë është i qartë. Ne duam anëtarësim në Bashkimin Evropian, nuk kemi dhe nuk po kërkojmë alternativa,” tha Kryeministri. Varheli vuri në dukje se Mali i Zi vazhdon të jetë në krye të rrugës së integrimit në BE dhe se Brukseli vlerëson përpjekjet e Qeverisë së 42-të për të ruajtur një dinamikë të tillë. Ai tha se është duke pritur me padurim për të mbajtur konferencën e parë politike ndërqeveritare këtë muaj, e cila do të dërgoj një mesazh të fortë të Malit të Zi në rrugën për në BE. Në takim, u shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale në rajon dhe procesin e imunizimit kundër Covid-19, dhe bashkëbiseduesit ranë dakord se dinamika e imunizimit është e kënaqshme dhe inkurajuese në kontekstin e përmbushjes së pritjeve për sezonin e ardhshëm turistik dhe rimëkëmbjen ekonomike në përgjithësi. Komisioneri Evropian Oliver Varheli më parë përmes rrjetit social Twitter kishte shkruar se gjatë takimit u theksua rëndësia e zbatimit të reformave ekonomike dhe përparimi në fushën e sundimit të ligjit. “I gëzohem konferencës “politike” ndërqeveritare me Malin e Zi në qershor, bazuar në metodologjinë tonë të rishikuar të zgjerimit,” shkroi Varheli në Twitter. Kryeministri Krivokapiq u takua edhe me Presidentin e Parlamentit Evropian David Sasoli.

SHARE