SPUTNIK V PRITET TË VIJNË JAVEN E ARDHSHME, VENDIMI PËR FESTIMIN E MATURËS DHE GJYSËM-MATURËS DERI NË MES TË QERSHORIT

Ardhja e 40,000 vaksinave Sputnik V është njoftuar për javën e ardhshme, ne i presim ato, por gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm me këto njoftime, tha Dr. Millena Popoviq Samarxhiq, shefe e Departamentit për imunoprofilaksi, përgatitjen dhe kontrollin e udhëtarëve në trafikun ndërkombëtar në Institutin e Shëndetit Publik. Ajo për TV “Vijesti” tha se, sipas të dhënave, rreth 17,000 doza të tjera të vaksinës Sinofarm janë në dispozicion, dhe se AstraZeneca dhe Pfizer, që arrin çdo javë, janë gjithashtu në dispozicion të qytetarëve. Popoviq Samarxhiq njoftoi se vendimi për mbajtjen e mbrëmjeve të maturës dhe gjysëm-maturës pritet në gjysmën e parë të qershorit dhe grupet e punës po konsiderojnë t’i mbajnë ato në ambient të hapur. “Unë ende nuk jam e informuar se kemi një qëndrim zyrtar, se është formuluar një vendim përfundimtar, por ajo që unë di është se grupet e punës që po shqyrtojnë këtë çështje dhe po konsiderojnë organizimin në mënyrë të hapur. Ky është një rrezik më i ulët. Dhe kur analizuam praktikën e vendeve të tjera, të cilat ndaluan mbrëmjet e maturës, kishte një organizim të vetë-iniciuar të të rinjve,” tha ajo. Popoviq Samarxhiq tha se përgjigja e të rinjve ndaj vaksinimit është e ulët dhe se, nëse kjo prirje vazhdon me këtë trent, ata do të jenë të detyruar të vendosin kufizime dhe ndalim të festimeve dhe tubimeve për persona që nuk janë të vaksinuar.

SHARE