KAFENETË DO TË JENË TË HAPURA DERI NË MESNATË, LEJOHET MUZIKA DERI NË ORËN 23.00

Nga nesër, restorantet dhe kafenetë mund të punojnë një orë më gjatë – deri në mesnatë, dhe muzika live në tarracat e objektet hotelierike lejohet deri në ora 23.00. Masat e reja lejojnë gjithashtu punën e parqeve dhe të ngjashme, tha në një konferencë për shtyp, Borko Bajiq, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë. Nga nesër, tubimet e hapura private dhe publike do të lejohen në Malin e Zi, me praninë e deri 50 personave dhe në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Po ashtu, prania e audiencës në ngjarjet sportive do të lejohet, me kusht që të jetë deri në dhjetë për qind të kapacitetit të ulëseve dhe me kusht që të ketë një minimum prej një vendi të lirë midis spektatorëve. Lejimi për funksionimin e dyqaneve është hequr, kështu që nga e shtuna ata mund të organizojnë orarin e punës sipas vendimeve të tyre. Trajnimet në grup janë të lejuara, gjithashtu për deri në 50 persona, shtoi Bajiq. Vaksinimi masiv, i cili filloi më 4 maj, po regjistron rezultate të lakmueshme. Që nga 27 maji, siç njoftoi Galliq, u aplikuan 191.178 doza vaksinash, nga të cilat 129.071 ishin të dozës së parë të vaksinave, dhe 62.107 në total. “Mali i Zi ka vaksinuar një pjesë më të madhe të popullsisë së tij sesa Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bosnje dhe Herzegovina dhe Kosova për sa i përket vendeve të rajonit dhe Bullgarisë për sa i përket vendeve të BE, në proporcion me popullsinë,” tha Galliq dhe u bëri thirrje qytetarëve të “vazhdojnë këtë trend pozitiv të vaksinimit”.

SHARE