ISHP: 41 RASTE TË REJA, 2 VIKTIMA

41 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në Malin e Zi dhe dy persona kanë vdekur, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Gjatë ditës së djeshme, dy vdekje u raportuan në Institut, nga: Podgorica (1) dhe Herceg Novi (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,580. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 84 pacientëve.

SHARE